English

Arrestohet 32 vjeçari për kanosje e prishje të qetësisë publike

Fier, 2 shtator 2011, NOA - Shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Artur Dinaj,32 vjeç,banues ne Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Kanosje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prishje të rendit e qetësisë publike”.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 02.00, në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, fillimisht në vendin e quajtur “Sheshi i Turizmit”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin me inicialet O.M 26 vjeç, banues në Fier, dhe më pas ka gjuajtur me armë zjarri disa herë në ajër në afërsi të banesës së këtij të fundit.

Në vijim të veprimeve hetimore, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte),si dhe në vendin e ngjarjes janë fiksuar 5 gëzhoja pistolete dhe një gëzhoje arme gjahu.

a.q/NOA

KOMENTE