Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkato, goditjet e minutave të fundit
English

Merkato, goditjet e minutave të fundit

Itali, 2 Shtator NOA - Lajmet më të mëdha mund të themi se kanë mbërritur nga goditjet e dështuara.

Tevez do të vazhdojë të qëndrojë tek City ndërsa Modric nuk do të largohet nga Tottenham për tu bashkuar me Chelsea.

Në këtë sezon mund të themi se padrone kanë qenë lëvizje të vogla të lojtarëve nëpër klube.

Ish juventini Diego në momentet e fundit madje në minutat e fundit është bashkuar me Atletico Madrid, ndërsa një tjetër ish-lojtar bardhë e zi që mban emrin e Poulsen ka lëvizur nga Liverpool tek Evian, e sapo promovuar në Ligën 1 Franceze.

Gjigandi Peter Crouch ka përfunduar tek Stoke City, edhe pse kishte oferta të shumta nga Sunderland.

Edhe në Spanjë momentet e fundit të merkatos, përjashtuar Diegon, janë shënuar vetëm goditje të vogla.

Blerje e dyfishtë për Villarreal që siguron shërbimet e nigerianit Uche dhe të Maiorca De Guzman. Për sa i përket Real Saragoza vjen Postiga nga Sporting Lisbona.

Nga skuadra e City në drejtim të Betis ka shkuar dhe Santa Cruz. Shtëpi kanë ndërruar dhe lojtarët si: Gago (tek Roma) Drenthe (Everton) dhe Pedro Leon (Getafe).

r.b/NOA

KOMENTE