English

Vidhnin skrap në Portin e Durrësit, arrestohen tre persona

Durrës, 2 shtator, NOA - Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për grabitje të skrapit Në Portin e Durrësit. Qytetarët e ndaluar janë; Erviol Sitiri, 22 vjeç, Sadik Krasnaj, 27 vjeç, Blerim Zguro, 28 vjeç, dy të parët banues në Durrës dhe i fundit në Fushë Kruje.

Arrestimi i tyre është mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur hekur skrapi në kalatën lindore të Portit Detar të Durrësit. Materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durrës për veprën penale te vjedhjes në bashkëpunim të mbetur ne tentative.

a.k/NOA

KOMENTE