Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti fatal, makina përplas për vdekje 51 vjeçaren
English

Aksidenti fatal, makina përplas për vdekje 51 vjeçaren

E shtunë, 3 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë- Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre dhe se viktima e seksit femër është e moshës 51 vjeçare dhe është identifikuar si Prena Lleshi.

Sipas policisë së Lezhës thuhet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën në kohën që është përplasur nga një makinë e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe.

Pas kësaj nga ana e uniformave blu, është ndaluar edhe autori i aksidentit i cili e ka shoqëruar vetë viktimën për në spital duke u justifikuar se nuk e kishte parë.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

a.y/NOA

KOMENTE