Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Pastronte” tokën me zjarr, 61-vjeçari djeg dy makina dhe 1 kasolle
English

“Pastronte” tokën me zjarr, 61-vjeçari djeg dy makina dhe 1 kasolle

Korçë, 3 shtator, NOA – Një 61-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi i ka vënë zjarrin pronës së tij. Dilaver Tahirllari, banues ne fshatin Beras-Korçë, ka qenë në arë e tij duke punuar në datën 1 shtator, kur me anë të flakës mendonte të pastronte arën që kishte qenë më parë e mbjellë me grurë. Por veç pronës së tij, nga pakujdesia, Tahirllari ka djegur dhe dy makina që ishin lënë në cepin e arës së tij. Sipas policisë një nga makinat e djegura ishte me targa KHA 5674, në pronësi të shtetasit F.Jonuzi, 32 vjeç, banues në Puke dhe mjeti tjetër ishte me targa greke, në pronësi të N.Fetaj, 29 vjeç, banues po në Pukë.

Por dëmi i shkaktuar nga 61-vjeçari ka shkuar edhe më tepër. Nga flakët është djegur dhe kasolle me e cila mbante brenda bazë ushqimore për blegtorinë dhe ishte në pronësi të E.Isufllari, 48 vjeç, banues ne fshatin Beras-Korçë.

Ndaj Dilaver Tahirllarit ka nisur procedimi penal për “Shkatërrim e pronës nga pakujdesia”.

a.k/NOA

KOMENTE