Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bunkerët e Gadafit dhe ato të Hoxhës
English

Bunkerët e Gadafit dhe ato të Hoxhës

Nga Beqir Sina

Nëse do të bënim paralelizmin e dy fakteve sot, besojë se më identike, kurrsesi nuk do të ketë në botë. Sepse, ballafaqime të tilla rrallë herë ndodhin në histori dhe rrallë herë gjenë. Gjithë bota mësojë dhe u çuditë, kur pa se çfarë jete kishte bërë kolonel Muamar Gadafi dhe se ku kishte jetuar ai.

Ndërsa, shtypi dhe politika merret çdo ditë me Tripolin dhe Gadafin, megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga koha kur ai regjim u rrëzua, fatkeqësisht, ende ne shqiptarët nuk e kemi mësuar të vërtetën se çfarë jete bënte komandanti i forcave të përgjithshme dhe sekretari i përgjithshëm Enver Hoxha dhe familja e tij në atë kohë.

Çfarë fshihej tek Vila e tij , tunelet, bunkerët, dhe deri tek e famshmja Piramida e Enverit, e ndërtuar pas vdekjes së tij. Dhe që mbetet ende një mister......

Kur treni i lirisë së botës arabe nga diktaturat disa dekadash qëndroi në Tripoli dhe udhëtarët zbritën për të parë kryeqytetin, u prezantuan edhe me një botë, e cila kishte qëndruar aq gjatë e fshehtë dhe mistere për popullsinë libiane.

Për 42 vite, lideri ishte dukur tepër modest nga jashtë, vila ose ajo që quhej Bunkeri i Muamar Gadafit, në Tripoli, fortesa e fundit e regjimit 42 vjeçar të diktatorit, që tashmë thuhet se është në duart e kryengritësve, nuk dihej.

Nga ajo që e kishim parë, Kolonelin gjithnjë duke pritur e përcjell njerëz nëpër "çadra si të arixhinjve", u habitën kur pamë forcat opozitare hynë në rezidencën bunker e Gadafit, në Bab Azizia. U habitëm me luksin e brendshëm marramendës e përrallor, teksa e krahasonim me atë modestinë e jashtme të vilës, dhe jetës së udhëheqësit të tyre, teksa u tregohej libianëve.

Ajo, për të mos shkuar më larg i ngjante një tabloje më se origjinale të asaj që ka pasur Ener Hoxha në mes të Tiranës, ku jeta e tij ishte "fare e thjeshtë". Aq sa që "në një fjalim të tij ai pati treguar se me një brisk rroje, rruhej disa herë".

Mirëpo, kur shqiptarët jetonin dhe e mbanin veten gjallë me tallonin e famshëm, për faraonin shqiptar pas vdekjes së tij do të ndërtohej një Piramidë, e lidhur me tunele e bunkerë të çuditshëm.

Në Tiranë ka tunele të nëndheshme me dyer metali që thuhet se janë të vështira për të hapur, ndërtuar për t'u fshehur byroja politike dhe vetë Enver Hoxha dhe familja e tij. Ose strofull për policinë sekrete të diktatorit Enver Hoxha në fund të jetës së tij, i projektuar sipas tyre edhe " për t'i bërë ballë një bombë atomike".

"Kjo është ajo ku Ministria e Brendshme dhe Sigurimi (epokës komuniste policisë sekrete), do të kishte qenë i bazuar në rast lufte", ka shpjeguar ish zyrtari i ministrisë brendshme Abaz Hysa për AFP kur ministër i brendshëm ishte Gramoz Ruçi.

Banesë personale të Hoxhës në qendër të Tiranë - në kohën e tij tek Blloku, qe vendosur në një lagje të rezervuar vetëm për personalitete dhe të ndara me kujdes nga banorët e tjerë - përmbante gjithashtu një strehë të nëndheshme.

Të cilat ende mbeten mister se çfarë fshihet nëndhe? edhe, pse po e kundërshtojnë me kaq forcë dhe me kaq këmbëngulje, Taulant Balla, me një grup 33 deputetësh, që të gjithë me në krye Edi Ramën, janë të lidhur me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bijë e bija, nipa dhe mbesa të anëtarëve të kësaj familje.

Një televizion Top Chanell, ka studiot e tij në Piramidë, dhe me pretekstin se po "sulmohet fjala e lirë - dhe media" në Shqipëri, nuk lë gurë pa lëvizur që Piramida të mos prishet.

Partia Socialiste, që ka dorëzuar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese për vendimin për shembjen e piramidës, nga deputeti Taulant Balla ose Taulant Gjurra, dihet se ka qenë edhe më parë pjesë e ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kur kishte apeluar vendimin për shkak të kostos së lartë financiare të vendimit për prishjen e piramidës dhe ndërtimin e parlamentit të ri. Në ankimimin e saj, ish Bashkia e Tiranës, e konsideronte antikushtetues dhe me kosto të lartë financiare vendimin për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri.

Nga brenda, dhe nga jashtë rezidenca bunker e Gadafit, Bab Azizia, i ngjan një pallati faraonik, ndoshta edhe diçka më shumë, e mbushur me mistere ashtu si dhe Piramida e Enver Hoxhës dhe tunelet e nëndheshme në Tiranë dhe vendlindjen e tij në Gjirokastër.

Tunelet e Tiranës thonë se janë të mbushur me objekte të kohës së komunizmit: Librat me udhëzime teknike, materiale jugosllave, sovjetike, kineze - të gjitha kujtimet e së katër dekada, po aq sa Gadafii sundoi Libinë. Që nga 1945-1985, kur Shqipëria u vendi më i izoluar në Evropë, pothuajse e izoluan nga bota u në 1990 e rëzoi sundimin e Enver Hoxhës.

Dokumentet e ndërtimit për tunele të ndryshme, të cilat AFP pasur qasje, tregoi se këto vende ishin menduar të jenë në gjendje të përballoj bombardimet apo shpërthimi i një bombe atomike 20.000-ton - në lidhje me madhësinë e një bombe që goditi Hiroshimën.

Pas aleanca fillestare me Jugosllavinë komuniste aleatët, Bashkimi Sovjetik dhe së fundi Kina, kanë miratuar një linjë vetëm të politikës në fund të viteve 1970. Ky veprim e ktheu Shqipërinë në një bastion të izoluar i stalinizmit.

Pas kësaj diktatori Hoxha ka rritur programin e tij për të ndërtuar qindra e mijëra bunkerë në të gjithë Shqipërinë, si dhe një rrjet nëntokësor mbrojtjes në rast të pushtimit.

"Për veten e tij dhe aleatët e tij të ngushtë, Hoxha kishte të paktën katër strehimet (nëntokësore) , njëri prej tyre, thuhet se del në malin e Krrabës, pak minuta larg nga pjesa jugore e Tiranës", ka shpjeguar për AFP, Kastriot Dervishi, shefi i arkivave në ministrinë e brendshme.

Mirëpo, sot, është e drejtë e çdonjërit që të gjykojë, sipas një mënyre të caktuar për të mbrojtur atë periudhë. Por, në asnjë mënyrë për këtë nuk mund ta vendos Taulant Balla, me një grup 33 deputetësh, që të gjithë me në krye Edi Ramën, janë të lidhur me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bijë e bija, nipa dhe mbesa të anëtarve të kësaj familje. Ose, deri tek dhëndëri i tij i cili ishte artitekti i i Piramidës, apo dhe Top Chanell që dyshohet se është investim i familjes së Enver Hoxhës.

Historia ka treguar se sistemet zëvendësojnë njëri-tjetrin, por ndërtime të tilla si Piramidat, statujat dhe veprat e diktatorëve, kanë mbijetuar. Sepse, ato dhe kan frymëzuar më pastaj njerëzit e tyre, duke i mbajtur gjallë me shpresën e rikthimit të tyre një ditë. Nëse do të bëjmë paralelizma në kuptimin e plotë të këtyre dy rasteve që janë mëse aktuale sot, me atë çfarë po shohim në Tiranë dhe Tripoli, lufta për t'i mbrojtur ato është shumë e ashpër.

Koha po tregon se çdo eksperiencë, ka veçorinë e saj - por duhen pasur gjithnjë parasysh se ashtu si në Berlin, me tunelet e bunkieret e Hitlerit, Havana, Moskë, Bagdad, Tripoli edhe në Tiranë, këto lloj ndërtimesh kanë të fshehura shumë mistere. Që ende bota nuk i di se çfarë fshihet poshtë tyre. Të gjithë ne e gjykojmë nga ajo çfarë shohim nga jashtë por nuk e dimë se çfarë fshihet brenda tyre dhe çfarë fshehin njerëzit që dalin sot e mbrojnë ato me kaq ashpërsi. Duhet që të mos u besojmë më të gjithë atyre që mendojnë si Taulant Balla, me një grup 33 deputetësh, që të gjithë me në krye Edi Ramën, janë të lidhur me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bijë e bija, nipa dhe mbesa të anëtarëve të kësaj familje. Ose, deri tek dhëndëri i tij i cili ishte arkitekti i Piramidës, apo dhe Top Chanell.

Të cilët thonë se Piramida është ka qenë e bukur dhe do të jetë gjithmonë kështu nëse ajo rikonstriktohet. Mbasi shumë gjëra janë bërë në emër të së bukurës e të drejtës së popullit, në kohën e Enver Hoxhës, por koha ka vërtetuar të kundërtën.

Në këtë mënyrë, me që askush nuk kishte një vizion të përgjithshëm të këtyre strehimoreve, sot këto struktura të trashëguara nga sundimtarët e vendit paranoik komunist, që e kanë lënë Shqipërinë me një gjendje të vështirë duhet rrafshuar dhe një gjë e re duhet ndërtuat mbi to për t'i treguar fëmijëve tanë se aty nuk ka ekzistuar ajo e keqja e madhe që ne e vuajtëm padrejtësisht.

KOMENTE