Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çonte vajza shqiptare si prostituta, kapet në Itali shqiptari i kërkuar nga Interpoli
English

Çonte vajza shqiptare si prostituta, kapet në Itali shqiptari i kërkuar nga Interpoli

E diel, 4 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pasi kishte marrë vajza nga Shqipëria dhe i kishte nxjerrë si prostituta në Itali, duke shitur trupin e tyre për të bërë para.

Shqiptari Gjovalin Doku, i moshës 44 vjeçare banues në Varedo, u prangos nga policia italiane në Senatobia.

Nga ana e policisë ishte ngritur një post-bllok përgjatë Monza Saronno, kur pikasën një burrë i cili drejtonte një makinë BMW i cili pasi uli shpejtësinë parkoi afër një fabrike.

Pasi fiku dritat, shoferi me një qetësi të paparë u shtir sikur bëri një telefonatë, për të ndezur më pas makinën dhe për tu larguar... por tentativa e tij dështoi pasi u përball me patrullën e policisë, e cila e bllokoi duke e ndaluar që të dilte nga makina.

Gjovalin Doku fillimisht bëri një tentativë për të manovruar, duke u shtyrë me synimin për të marrë diçka poshtë sedijes, duke tentuar të marrë një armë, por ishte ndërhyrja e një karabinieri që duke i drejtuar pistoletën e tërhoqi duke e nxjerrë nga makina.

Nga ana e policisë, pasi u saktësua dhe verifikua gjeneraliteti i tij, u arrestua dhe u dërgua drejt burgut të San Vittore, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

44 vjeçari i cili u prangos mesnatën e djeshme, ishte dënuar në Shqipëri me 6 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Ndërkaq edhe në Itali, Doku ishte dënuar për vjedhje, por e kishte shlyer dënimin.

Lidhur me këtë rast nga ana e hetuesve po bëhen verifikimet mbi lejen e qëndrimit dhe mbi ata që e kanë mbuluar dhe ndihmuar për afro 1 vit e gjysëm, por sipas të dhënave paraprake thuhet se ai është strehuar nga disa bashkëkombas të tij.

a.y/NOA

KOMENTE