Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Jemi në rrezik, kartëmonedhat me lëndë të rrezikshme për shëndetin
English

Studimi: Jemi në rrezik, kartëmonedhat me lëndë të rrezikshme për shëndetin

Pragë, 4 shtator, NOA – Kartëmonedhat braziliane, çeke dhe australiane, renditen të parat në botë për rrezikshmërinë që paraqesin ndaj shëndetit të njeriut. Kjo pasi ato renditen si potencialisht më toksiket në botë, falë sassisë së lartë të lëndës bisfenol që përmbajnë.

Këtë e ka treguar një studim i posaçëm, i botuar në revistën “Environmental Science & Technology”, sipas të cilit, shkencëtarët amerikanë kanë gjetur gjurmë të larta bisfenoli në paratë prej letre në të gjithë botën, ku vendet e lartpërmendura zënë vendet e para.

Bisfenoli, i njohur në kimi me simbolin BPA, është një substancë potencialisht toksike që gjendet në plastikë, letër termike dhe produkte të tjera. Ndërkaq, nivelet më të ulëta të tij, mësohet se janë në kartëmonedhat që vijnë nga Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami.

Ai përdoret për të bërë lëndë plastike, apo polikarbonate, së bashku me aplikacionet e tjera. Ne mund ta gjejmë atë në mbushjet e dhëmballëve, si dhe në CD dhe DVD, mikrovalë dhe pajisje të tjera të kuzhinës. Ajo është e pranishme në të gjitha vendbanimet përmes tubacioneve të ujit dhe dyshemesë, izolimet elektrike etj.

Dhjetëra studime kanë treguar sesi kjo lëndë ka ndikim negativ në një seri të tërë procesesh biologjike, duke shkaktuar çekuilibër në sistemin imunitar dhe ka një ndikim negativ në fertilitet, duke përfshirë madje edhe kancerin dhe diabetin.

Ndërkaq, shkencëtarët kanë vënë re se të gjitha kartëmonedhat në botë, e përmbajnë një lëndë të tillë, kush më shumë dhe kush më pak, e pikërisht nga ky nivel, varet edhe thithja e kësaj lënde toksike nga njeriu përmes lëkurës, duke u kthyer në mjaft e rrezikshme për shëndetin e tij.

Burimi i BPA-së, një lëndë endokrine, do të thotë se ai imiton veprimin e hormonit seksual estrogen, që është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, edhe pse njerëzit i vënë paratë në sirtarë apo xhepa dhe portofolë.

“Sasia e bisfenolit që gjendet në kartëmonedha dollari, euroje, rublan ruse, yuani kinez, koronës çeke apo monedha të tjera, është më e lartë se sa sasia e pluhurit të shtëpisë, por konsumi njerëzor nga monedhat është të paktën 10 herë më pak se ai nga pluhuri i shtëpisë”, thanë studiuesit. n.e/NOA

KOMENTE