English

Lushnje, plagosen me thikë dy kushërinj

Lushnje, 8 shtator 2011, NOA- Dy kushërinj nga Lushnja kanë ngelur të plagosur pak minuta më parë me thikë. Nga ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Balaj, kanë ngelur të plagosur Alban Bali e Destan Bali, kushërinj të parë, të cilët aktualisht janë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Fierit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Sakaq pavarësisht ndërhyrjes së policisë nuk bëhen ende të ditura rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i identifikuar si S. Nexha 32 vjeç. a.y/NOA

KOMENTE