Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel e sheh Gjermaninë si lokomotivë të rritjes ekonomike
English

Merkel e sheh Gjermaninë si "lokomotivë të rritjes ekonomike"

E mërkurë, 7 shtator 2011, NOA- Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së saj në Bundestag, hodhi poshtë zërat për një rënie të mundshme të ekonomisë gjermane, megjithë sinjalet paralajmëruese. Qeveria nuk sheh asnjë shenjë për recesion, tha Merkel në debatin e përgjithshëm për buxhetin 2012. Gjermania është sërish "lokomotiva e rritjes" në BE. Niveli para fillimit të krizës është arritur më shpejt nga sa pritej dhe situata në Gjermani është aktualisht e mirë, deklaroi Merkel. Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve në opozitë, Frank-Walter Steinmeier, e kritikoi si "katastrofale" punën e qeverisë. Ai e quajti kabinetin e drejtuar nga Merkel "qeverinë më të keqe prej shumë dekadash". Steinmeier e kritikoi koalicionin konservatoro-liberal se me "mosveprimin" e tij në krizën financiare, ka rrezikuar demokracinë. "Ne ndodhemi në mes të krizës më të thellë ekzistenciale të BE-së. Vuajmë nga pasojat e krizës financiare, që filloi në 2008, dhe nuk ka marrë fund ende. Të gjitha këto kërkojnë masa energjike nga një qeveri, por ju rrini duarkryq dhe grindeni. Madje në thelb nuk grindeni me opozitën por me njëri-tjetrin", tha Steinmeier. Politika duhet të rimarrë kontrollin mbi tregjet financiare, ndryshe njerëzit nuk do të kenë më dëshirë të votojnë dhe kjo cenon themelet e demokracisë, tha politikani socialdemokrat. DW/NOA

Në foto: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel

KOMENTE