English

Plagos veten me armën pa leje, arrestohet nga policia

Shkodër, 7 shtator 2011, NOA – Një 43-vjeçar nga Shkodra pasi u vetëplagos nga pakujdesia me armën që e mbante pa leje është prangosur nga uniformat blu të qytetit. Mbrëmë me datë 06.09.2011, në orën 22.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kujtim Miruku, vjeç 43, banues në lagjen “Perash”, të qytetit Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi dje rreth orës 21.15, pikërisht në oborrin e banesës së tij, është vetëplagosur lehtë, nga pakujdesia, me një armë zjarri pistoletë, të cilën ky shetats e mbante pa leje. Në lidhje me këtë ngajrje u kryen veprimet e para hetimore, u bë e mundur sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë, me një krëhër pa fishekë dhe materialet proceduriale në ngarkim të shetasit Kujtim Miruku, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. a.q/NOA

KOMENTE