Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, kapet për mungesë dokumentash, shqiptari në burg për 14 vite
English

Itali, kapet për mungesë dokumentash, shqiptari në burg për 14 vite

E enjte, 8 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një emigrant shqiptar në Itali i moshës 28 vjeçare është arrestuar nga policia italiane në Monte Bianko. Halim Zeneli ishte emigrant ilegal dhe i ishte kërkuar që të linte vendin nga Prefektura e Casertas, pasi ishte shoqëruar nga trupat e karabinierëve drejt bregut të Barit për tu nisur me anije drejt për në Shqipëri. Pas kontrolleve të mëtjeshme para se të depërtohej, nga ana e policisë u vu re se Zeneli ishte i përfshirë edhe në aktet tjera kriminale dhe për këto u dërgua në ambientet e paraburgimit. Mësohet se nga verifikimet e policisë rezultoi se mbi Halim Zenelin rëndonte dënimi i pa konsumuar prej 14 vitesh burg për rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq pas prangosjes së bërë dy ditë më parë, 23 vjeçari shqiptar, pas urdhrit të gjykatës, u dërgua në ambientet e paraburgimit në Brissogne ku më pas pritet të vuaj 14 vite burg. a.y/NOA

KOMENTE