Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, ndiqen penalisht tre adoleshentët grabitës
English

Korçë, ndiqen penalisht tre adoleshentët grabitës

Korçë, 8 shtator 2011, NOA – Një 17-vjeçar është arrestuar dhe dy adoleshentë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për disa vjedhje të kryera në qytetin e Korçës. Operacioni i policisë për ndalimin e tre grabitësve u finalizua në orën 02.00 pas mesnatës, me arrestimin e 17-vjeçarit me iniciale D.K banues në Korçë. Blutë e Korçës po ndjekin ndërkaq në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre dy adoleshentët e tjerë 14-vjeçarët me iniciale T.C dhe K.T, që të dy banues në Korçë. Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjet e mëposhtme: 1 - Vjedhjen e lokalit të shtetasit N. Zoto, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, e ndodhur në datën 07.07.2011. 2 – Vjedhjen e lokalit “Omega” në dt. 13.06.2011 në lagjen 12 të Korçës, vjedhje e padenoncuar në polici. 3 – Vjedhjen e dyqanit “Kozmetikë” në dt. 08.06.2011 në lagjen 11 të qytetit, vjedhje edhe kjo e padenoncuar. 4 – Vjedhjen e një varëse floliri nga qafa e shtetases J.P 7 vjeçe, ndodhur në dt. 23.04.2011 në lagjen 18 të qytetit. Të tre personat akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. mit/NOA

KOMENTE