Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnje, prangoset 27-vjeçari që plagosi policin, në kërkim dy të tjerë
English

Lushnje, prangoset 27-vjeçari që plagosi policin, në kërkim dy të tjerë

Lushnje, 8 shtator 2011, NOA – Arrestohet 27-vjeçari që qëlloi me thikë mbi një polic të kufirit dhe dy persona të tjerë. 27-vjeçari Festim Bajram Muhameti, banues në fshatin Mbreshtan të Beratit është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, njëri syresh i vëllai, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë rreth orës 18.30 të së mërkurës në fshatin Skilaj të Lushnjes oficerin e policisë kufitare A.B.; Çlirim B dhe Destan B., që të tre banorë të fshatit Zgjane të rrethit të Lushnjes. Festim Muhameti u arrestua, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij vëllanë Isa Bajram Muhameti, 25 vjeç, banues në fshatin Mbreshtan dhe 35-vjeçarin Sajmir Latif Arapi, banues në fshatin Biçakaj të Lushnjes. Sipas policisë Festim Muhametit gjatë arrestimit iu gjet një armë zjarri e tipit pistoletë, të cilën ia kishte marrë gjatë konfliktit oficerit të policisë. Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara për llogari të hetimit, blutë e Lushnjes gjetën në banesën e Sajmir Arapit një armë zjarri të tipit pistoletë. Po kështu të dëmtuarit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin rajonal të Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autorët e ngjarjes janë nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim, plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. mit/NOA

KOMENTE