English

NASA, fotografohen gjurmët njerëzore të hënës

SHBA, 8 Shtator NOA - Lunar reconnaissance orbiter i NASA, sonda që ndodhet në orbitën rreth hënës ka arritur të realizojë fotografitë më të mira dhe të qarta, të gjurmëve që janë lënë në Hënë në misionin Apollo gjatë fluturimeve që janë kryer mes vitit1969 dhe 1972.

Sonda është afruar pranë sipërfaqes, në mënyrë të tillë, që të ishte e mjaftueshme distanca për të parë rrugën që kishin përshkuar astronautët teksa kishin kaluar mbi hënë.

Imazhet lejojnë që të dallohen shumë qartë shenjat e kalimit njerëzor nga shkëmbinjtë.

r.b/NOA

KOMENTE