English

Qeni rekordmen, me veshët më të gjatë në botë

E enjte, 8 shtator 2011, NOA- Harbor, një qen i zi 8 vjeç i cili jeton në Boulder në Kolorado, është një qen i cili ka thyer rekord botëror. Falë veshëve të tij, të cilat janë konsideruar më të gjatat në botë, emri i tij u shkrua në librin Guiness World Records 2012. Veshi i tij i majtë kap një gjatësi prej 31.2 centimetër, ndërsa veshi i djathtë një gjatësi prej 34.3 centimetër. Kur ishte këlysh, rrëfen e zonja e tij, Jennifer Wert, Harbor luante me to dhe herë- herë i rrotullonte për tokë. “Kushdo që e sheh dëshiron që ta fotografojë, edhe makinat ndalin rrugës për ta parë, por nëse i afrohet ndokush, Harbor nuk është shumë i kënaqur”, shprehet Jennifer. Në të kundërt nga sa mund të imagjinohet, veshët gjigant i shërbejnë qenit për të nuhatur dhe jo për të dëgjuar tinguj dhe zhurma. Veshët e tij janë aq të gjatë se të marrë së bashku janë më të gjatë se gjatësia e njeriut më të vogël në botë, Junrey Balawing. a.y/NOA

KOMENTE