Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
WikiLeaks: Thaçi e Tadiç u takuan dy herë për statusin e Kosovës
English

WikiLeaks: Thaçi e Tadiç u takuan dy herë për statusin e Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shtrirë dorën dy herë presidentit të Serbisë Boris Tadiç për statusin e Kosovës. Zbulimin e kanë bërë kabllogramet e WikiLeaks, të cilat i identifikoi portali Indeksonline. I pari kabllogram që e konfirmon takimin është një dokument i dërguar nga Misioni i SHBA-së në OKB, në janar të vitit 2008. Aty,ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Tadiç, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi. “Presidenti Tadiç tha se Serbia kishte ofruar një ‘model shumë të qartë të autonomisë substanciale’ gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime, sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’”, tha ambasadori amerikan përmes një kabllograme dërguar Uashingtonit. “Ai tha se e kishte takuar në New York kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘unë nuk jam Sllobodan Millosheviç’, thuhet në kabllogramë. Tjetri kabllogram është dërguar nga ambasada amerikaneAthinë për në Washington dhe konfirmon takimin e Tadiçit me Thaçin, ndërsa ky i fundit ishte në opozitë. Dokumenti është dërguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Boris Tadiç dhe atij malazez Maroviç. Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiçi refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve. “Në një zhvillim pozitiv, Tadiç tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtë me liderin e shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e takimit të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, shkruante ambasadori Reis. KD/NOA

KOMENTE