English

Berlin, arrestohen dy terroristë

Berlin, 9 shtator, NOA - Pas hetimesh disamujore policia gjermane arriti një goditje kundër terroristëve të supozuar islamistë. Dy të dyshuar janë arrestuar në Berlin, tha një zëdhënës i policisë. Ata patën siguruar sasi të mëdha kimikatesh, me të cilat mund të prodhohet lëndë plasëse, shtoi ai. Banesat e tyre në Berlin si dhe një shoqatë kulture islamike në kryeqytet janë kontrolluar, vijoi zëdhënësi. I akuzuar kryesor është një gjerman 24-vjeçar, i cili e ka prejardhjen nga Libani. Bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar është nga Rripi i Gazës. Nëse të dyshuarit planifikonin një atentat konkret, kjo nuk dihet. Nuk ka as të dhëna për lidhje me përvjetorin e dhjetë të atentateve terroriste në Shtetet e Bashkuara, u tha. Foto: Gjatë arrestimit të dy personave të dyshuar NOA/DV

KOMENTE