English

Murinjo refuzon ofertën 25 milionë euro

Spanjë, 9 Shtator NOA - Lajmi vjen nga e përditshmja sportive Marca, e cila gjithmonë ka qëndruar shumë pranë skuadrës së Real Madrid dhe me mund të themi se është i besueshëm.

Megjithatë në krahun tjetër është tepër e vështirë të mendosh se Jorge Mendes, agjentit të Hose Murinjos i ka ardhur një ofertë marramendëse prej 25 milionë eurosh në vit të gjitha në drejtim të “Special One”.

Një ofertë që natyrisht ka prejardhjen nga Anzhi Makhachkala, ekip i cili sapo ka investuar rreth 150 milionë euro tek Eto’o.

Megjithatë Murinjo, siç bëhet e ditur nga vetë Marca, ka dhënë një përgjigje negative.

r.b/NOA

KOMENTE