Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikanëve s`ju intereson shqipja
English

Politikanëve s`ju intereson shqipja

Shkup, 9 shtator, NOA - Funksionarët shtetëror, sidomos krerët më të lartë të shtetit të Maqedonisë, nuk tregojnë interes për të mësuar gjuhën shqipe apo për të ndjekur kurse intensive. Kjo bëhet e ditur nga disa shkolla private të gjuhëve në Maqedoni. Krerët shtetëror maqedonas në disa raste formulojnë dy tre fjali në gjuhën shqipe, siç është rasti i praktikimit të këtij veprimi nga kryeministri Nikolla Gruevski. Janë të paktë nga funksionarët shtetëror që njohin gjuhën shqipe. Ish-ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski është njohës i mirë i gjuhës shqipe, ndërsa bëhet e ditur se zyrtarët e tjerë të Qeverisë shumë pak kanë njohuri për këtë gjuhë të bashkësisë së dytë etnike në Maqedoni. Ndërkohë, është shtuar interesi për mësimin e gjuhës shqipe nga të rinjtë maqedonas. Rreth 140 studentë pranë Fakultetit Filologjik në Shkup po ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Ndërsa, një numër i madh shkollave private po ofrojnë kurse intensive të kësaj gjuhe. Studentët maqedonas nuk kanë paragjykime ndaj mësimit të gjuhës shqipe, ata me shumë kënaqësi e mësojnë këtë gjuhë pa hasur asnjë pengesë dhe duke pasur vetëbesim në vete gjë që determinon suksesin e tyre për një ardhmëri më të mirë. Studentja Sanja Kamberska vlerëson se në ditët e sotme gjuha shqipe është një gjuhë shumë e rëndësishme dhe me perspektivë të madhe për shoqërinë në Maqedoni. “Në shtetin të cilin ne po jetojmë gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë dhe nënkuptohet do të ketë nevojë për përkthyes të cilët do të kryejnë detyrën e tyre me shumë sinqeritet. Unë nuk kam asnjë paragjykim ndaj gjuhës shqipe, po të kisha nuk do të studioja gjuhën shqipe,jam e kënaqur që e mësoj këtë gjuhë dhe ne tërësi e përkrahi popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe”, thekson Sanja. Edhe studentja Daniela gjithashtu pohon se është e kënaqur që po ndjekë mësimin e gjuhës shqipe dhe se ajo gjithnjë ka pasur dëshirë që ta njohë sa më mirë këtë gjuhë. “Unë jam rritur me gjuhën shqipe, pasi jetoj me fqinjët e mi shqiptarë. Andaj mendoj se po e realizojë synimin tim”, ka theksuar studentja Daniela. Ligjëruesi universitarë, Avzi Mustafa ka deklaruar se është mirë që edhe maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe. “Unë mendoj se edhe gjuha shqipe duhet të mësohet nga komuniteti maqedonas, vetëm kështu ne mund të ndёrtojmё një shoqëri të dëshirueshme, një shoqëri demokratike dhe shoqëri pa paragjykime”, ka theksuar Mustafa. NOA/INA

KOMENTE