English

Reese Witherspoon pëson aksident rrugor

Kaliforni, 9 Shtator NOA - Frikë në Hollywood.

Reese Witherspoon ka pësuar një aksident rrugor.

Aktorja e çmimit oskar për “Walk the line” (2006) është shtypur teksa po kalonte rrugën në një kryqëzim në Santa Monica.

Ylli i kinemasë është përplasur nga një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të ulët.

Pasi u transportua në spital me ambulancë, aktores iu vunë re vetëm disa plagë të lehta.

Mjekët i urdhëruan një ditë pushimi ndërsa policia e Santa Monica ka gjobitur gruan që drejtonte automjetin, një e moshuar 84-vjeçare,pasi nuk kishte shtypur më parë frenën.

r.b/NOA

KOMENTE