Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vigjilje e Kongresit, garë e ethshme tek 1300 njerëz nga 77 vende të botës
English

Vigjilje e Kongresit, garë e ethshme tek 1300 njerëz nga 77 vende të botës

Sofie, 9 shtator 2011 NOA/ Eglantina Nasi - Njëzet ditë para përfundimit të fushatës "Njerëzit online me më shumë ndikim në Web”, më shumë se 1300 njerëz nga 77 vende të botës janë duke u përpjekur për të fituar çmimin prestigjioz. Konkretisht, janë 5 përfaqësues nga komunitetet online të 77 vendeve, me më shumë ndikim të cilët do të fitojnë çmime të posaçme. Bëhet fjalë për akses të lirë në një nga ngjarjet ndërkombëtare kryesore të industrisë dixhitale, siç është Kongresi i Webit, i cili do të zhvillohet në Bullgari. Fituesi i fushatës, personi më me influencë, do të pajiset me një lejekalim VIP në Kongresin e Webit 2011, biletë fluturimi dhe kthimi për në Sofje, si edhe njohje nga ana e shoqërive të Web-eve dhe mediave. "Këtë vit, ndikimi i Webit është shumë i madh dhe një projekt më i gjerë, që mbulon pothuajse tërë botën", tha kryetari i Nderit të Bordit të Akademisë së Webit, ambasadori, Plamen Russev. Ai sqaron gjithashtu se në këtë fazë, renditja kryesohet nga përfaqësues prej Italisë, ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Moldavia, Maqedonia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, SHBA dhe Zvicra. Por më shumë detaje në lidhje me projektin në fjalë, ju do të gjeni në sitin influence.webitexpo.com. “Projekti në fjalë, është në të vërtetë pjesë e një fushate, dedikuar për promovimin e tregjeve online dhe zbulimin e njerëzve me ndikim, si edhe profesionistëve nga komunitetet online", shtoi z. Russev. Diçka rreth Kongresit të Web-it Kongresi i Webit pret profesionistët më të njohur të botës dixhitale si dhe menaxherët e lartë nga kompanitë më inovative në mbarë botën si Google, Facebook, eBay, PayPal, Yandex, Adtech, Rovio (krijuesit e lojës Angry Birds). Kongresi ka si pjesë të tij dhe disa media të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre NOA, Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Shqipëri, e cila është një ndër partnerët zyrtarë të këtij Kongresi. Po ashtu kongresi përfshin reklamuesit, shumicën e lojtarëve të industrisë dixhitale nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të industrisë dixhitale mbledhur së bashku në Bullgari, ose duke kërkuar për mundësitë e bizneseve të reja. Njohuritë e përbashkëta, si edhe përvoja, do të nxisin përdorimin e frytshëm nga specialistë të marketingut të internetit, por edhe teknologjive të lëvizshme për qëllime të suksesshme të marketingut dhe të shitjes. Ndërkaq, gjatë ditëve të Kongresit paraqiten mundësi të pashembullta rrjetesh për vizitorët, të cilët do të jenë nga më shumë se 30 vende të botës. Nuk ka ngjarje të tjera në Evropë që ofrojnë një program të tillë të madh. n.e/NOA

KOMENTE