English

Vrasja e gjyqtarit, dyshohet për atentat me telekomandë

Vlorë, 9 shtator, NOA – Bomba që ka shpërthyer në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, mendohet se është aktivizuar me telekomandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në afërsi të zonës së “Skelës”, një prej lagjeve më të populluara në këtë qytet. Viktimë e aksidentit ka mbetur gjyqtari Skedilajd Konomi, 35-vjeç. Makina model “Benz Mercedes”, e targa VL 6383 ka shpërthyer në ecje dhe vdekja gjyqtarit ka qenë e menjëhershme. Policia në Vlorë ka nisur menjëherë hetimin për ngjarjen duke mbledhur informacionet në vendngjarje. Telefoni i viktimës është gjetur disa metra larg makinës, si pasojë e shpërthimit dhe një prej veprimeve hetimore është dhe identifikimi i telefonatave të fundit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me çështjet gjyqësore që ka shqyrtuar juristi. Skerdilajd Konomi punonte në Vlorë si gjyqtar që nga viti 2006. Atentati i sotëm, cilësohet si ngjarje më e rëndë edhe për faktin se në të mbeti i vrarë një prej njerëzve të drejtësisë.

Foto: Makina e Skerdilajd Konomi pas shpërthimit (pamje televizive) a.k/NOA

KOMENTE