English

Fundoset anija, 40 të vdekur e 370 të zhdukur

Tanzani, 10 shator, 2011, NOA - Një anije e mbingarkuar me njerëz u fundos në detin e Tanzanisë duke i lënë të vdekur të paktën 40 njerëz, ndërsa të zhdukur më shumë se 370. Trageti “M.V. Spice Islanders” që po barte të paktën 600 njerëz ishte e mbingarkuar kur braktisi portin e Dar es Salamit. Njëri nga personat që shpëtuan, Abdullah Saied, tha se disa nga pasangjerët potencial refuzuan ta përdorin anijen për shkak të mbingarkimit të saj. Destinacioni i anijes-ishulli i Pembas, në afërsi të Zanzibarit, cilësohet të jetë një nga lokacionet më të mira për zhytje në tërë botën. a.q/NOA

KOMENTE