Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumira e fundit gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Spahiu dhe Rama në Vlorë
English

Lamtumira e fundit gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Spahiu dhe Rama në Vlorë

Vlorë, 10 shtator 2011, NOA – Një ditë pas vrasjes mafioze që tronditi drejtësinë shqiptare, ka nisur në qytetin e Vlorës ceremonia mortore dhe homazhet pranë trupit të pajetë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Në ceremoninë që po zhvillohet në kinoteatrin e qytetit të Vlorës, “Petro Marko” kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dhe kryeprokurorja Ina Rama. Pas homazheve dhe takimit me familjarët e gjyqtarit 33-vjeçar, nënkryetari i KLD-së në mesazhin e tij për mediat tha se atentati i të premtes ku gjeti vdekjen pas shpërthimit të telekomanduar të makinës, gjyqtari Skerdilajd Konomi është një mesazh mafioz për drejtësinë shqiptare. Duke iu referuar këtij akti të rëndë kundër njeriut të drejtësisë, Spahiu deklaroi se mafia nuk mund ta gjunjëzojë drejtësinë. Shteti është në provë pas kësaj vrasjeje, tha Spahiu, duke theksuar se edhe pse kaluan 24 orë nga vrasja e gjyqtarit mund të kalojnë edhe ditë që ngjarja të mos zbardhet, porse kjo nuk duhet të shkurajojë organet e shtetit të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë vrasje mafioze dhe të gjejnë autorët e saj. Pas homazheve ku pritet të marrin pjesë edhe figura të tjera të shtetit, trupi i pajetë i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve të mitur do të përcillet për në banesën e fundit. mit/NOA

KOMENTE
  • Eva Maci15:40 - 10 Shtator 2011
    anche se sto lontano il mio cuore e con tutta la famiglia di skerdi era numero uno nell lavoro e nella famiglia non ho parole per i genitori per quei due angioletti rimasti soli .per la moglie ,la sorella per tutti noi che siamo cresciuti con lui .eri e rimani grande skerdi .sar
  • Fatmir Sadiku(Miri)14:27 - 10 Shtator 2011
    me keqardhjen me te madhe i degoj ngushllimet e mia me te sinqerta familjes se Skerdilajd Konomi.Mar pjes shpirterisht ne kete dhimbje temadhe te familjes se Fotaq Konomit .me respekt Fatmir Sadiku Rome
  • istrefi13:31 - 10 Shtator 2011
    Ngushelloj familjen Konomi per humjen e te dashurit te tyre, djalin e ri dhe me prespektiv Skerdilajdin. Uroj qe te gjeni force per te perballuar kete humbje shume te madhe. Une personalisht nuk e kam njohur Skerdilajdin,por njoh te gjithe familjen dhe te afermit e tij qysh para 50 vjetesh dhe kam nje respekt te pa lekundshem. Edhe nje here ngushellime Sharaf Cukalla Itali