English

Lamtumira e fundit për Skerdilajdin, policia shoqëron 23 persona

Vlorë, 10 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Gjyqtari 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, i vrarë dje nëpërmjet një atentati u përcoll këtë të shtunë për në banesën e fundit. Pas homazheve në teatrin “Petro Marko” të qytetit familjarë por edhe kolegë, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe politikanë e kanë përcjellë për në varrezat e Babicës. Në homazhet e kryera kanë marrë pjesë autoritete të larta, si kryeprokurorja Ina Rama, ndënkryetari i KLDS-së Kreshnik Spahiu, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, kreu grupit të PD- Astrit Patozi, përfaqësues të opozitës, konsulli italian,kreu i bashkisë së Vlorës Shpëti Gjika, kolegë të të ndjerit dhe qindra qytetarë të Vlorës të cilët kanë vendosru kurora me lule. Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika pas ceremosnisë së homazheve në respekt të gjyqtarit u shpreh se me ekzekutimin e gjyqtarit është dënuar i gjithë qyteti i Vlorës. “I bëj thirrje shtetit që të bëjë maksimumin e mundshëmm, pasi ëshë dënuar rëndë familja, qyteti i Vlorës dhe sistemi i korruptuar në Shqipëri”, deklaroi Gjika. Edhe drejtori i policisë së Vlorës, Ylli Merko dënoi aktin ndërsa garantoi se drejtësia do të vihet në vend. Aksi rrugor Skelë -Vlorë është bllokuar për shkak të homazheve që po mbahen në nder të gjyqtarit Burimet pranë grupit hetimor konfirmuar në mesditë për agjencinë NOA se, 23 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje nga ekspertë të çështjes lidhur me atentatin që është kryer dje ndaj gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Korrespondenti i NOA në Vlorë tha se, mbrëmjen e kaluar dy të rinj i kanë vënë flakën një automjeti. Fillimisht u dyshua se se ngjarja kishte lidhje me ezekutimin e paradites së gjyqtarit. Specialistet kanë konfirmuar se veprimi ka qenë një tentativë për grabitjeje nga ana e dy të rinjve. a.q/NOA

KOMENTE