Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta e Ftohtë turko-izraelite
English

Lufta e Ftohtë turko-izraelite

Kriza izraelite siç dëshmohet nga retorika e nxehtë, është një mekanizëm që mund të aktivizohet lehtësisht në çast Nga Henri J. Barkey Të premten qeveria turke i shpalli Luftë të Ftohtë Izraelit. Dëboi ambasadorin izraelit, uli shkallën e marrëdhënieve diplomatike në nivelin e sekretarit të dytë të ambasadës dhe anuloi raportet ushtarake. Pasojat e kësaj krize për stabilitetin e Mesdheut Lindor dhe për administratën Obama janë shumë të rënda. Qeveria Erdogan tani po thotë shprehimisht diçka që e kishte lënë të kuptohej për dy vitet e fundit-se Washingtonit i duhet të zgjedhë mes dy aleatëve, Ankarasë dhe Jerusalemit. Pranvera Arabe, posaçërisht ngjarjet në Siri dhe tërheqja e planifikuar amerikane nga Iraku e kanë katapultuar Turqinë në një nivel të paprecedent rëndësie. Në fakt nuk ishte rastësi që ditën që turqit shpallën politikën e tyre në raport me Izraelin, ata i hapën dritën jeshile edhe instalimit të radarëve për sistemin e mbrojtjes raketore për të cilin Washingtoni kishte bërë zhurmë për kaq kohë.

Kriza diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Turqisë ka qenë duke vluar për më shumë se një vit. Qysh kur forcat izraelite, në përpjekje për të penguar një flotë të prirë nga turqit për të thyer bllokadën izraelite në Gaza, vranë nëntë turq, dy vendet kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza. Ngërçi i tanishëm sidoqoftë është kulmimi i një procesi të gjatë rrëgjimi dhe bën armiq dy vende, marrëdhënia e të cilëve njëherë e një kohë shpallej si strategjike dhe e pazakontë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan filloi të thartohet me Izraelin pas inkursionit izraelit në Gaza në fund të 2008-ës. Erdogani ishte i irrituar se kryeministri i atëkohshëm izraelit Ehud Olmert, që kishte vizituar Ankaranë vetëm katër ditë para kësaj ndërhyrjeje, nuk e kishte informuar. Si pasojë e këtij inkursioni, negociatat izraelito-siriane, që kishin bërë progres të konsiderueshëm nën patronazhin turk, u shkërmoqën duke e lënë Erdoganin pa atë që ai e kish konsideruar si përparim të rëndësishëm.

Pas incidentit të Gazës, në takimin e përvitshëm të Davosit në Zvicër, Erdogani publikisht e demaskoi presidentin izraelit Shimon Peres, paradoksalisht një prej mbështetësve më të mëdhenj të Turqisë. I pritur si hero në Turqi, pas kthimit nga Davosi, Erdogani dramatikisht e rriti ashpërsinë e retorikës së tij kundër Izraelit. Kryeministri izraelit u bë udhëheqësi më popullor i turmave arabe proverbiale për antisemitizmin. Më pas erdhi incidenti i anijes Mavi Marmara: izraelitët e menaxhuan jashtëzakonisht keq operacionin. Ata e anashkaluan informacionin e gatshëm mbi grupin turk që organizonte karavanin dhe, çka është më e rëndësishme, dërguan forca për të ndërhyrë pa ndonjë trajnim apo informacion serioz. Si rezultat, izraelitët që pushtuan anijen ndeshën në rezistencë dhe qëlluan në panik. Shenjë e gabimit të dytë të tmerrshëm në gjykim: në vend që të pranonin faktin se kishin bërë gabim duke dërguar ushtarë të papërgatitur në atë që dukej se ishte një kurth, qeveria izraelite ndërpreu komunikimin. Duke marrë parasysh shkallën e fiaskos dhe pasojat e mundshme, ata që ishin përgjegjës duhet të ishin ndëshkuar. Nuk ndodhi asnjëra prej këtyre, natyrisht, dhe askush nuk e humbi punën, si rezultat.

Teksa Turqia këmbëngulte në një apologji dhe kompensim, u bë e qartë se Izraeli e kishte humbur garën e opinionit publik dhe madje mund të detyrohej ta lehtësonte embargon mbi gazën. Qeveria Netanjahu me idenë se nuk kishte bërë asnjë shkelje, refuzoi. Nëse politikat e brendshme në të dy vendet penguan arritjen e një kompromisi, fakti është se kishte shumë përpjekje diplomatike pas kuintash përfshirë diskutime ballë për ballë për të zgjidhur problemin. OKB formoi Komisionin Palmer, që të gjente një mënyrë që të shpëtonte erzin e dy vendeve dhe këta të mbyllnin hendeqet. Raporti i Komisionit i “rrjedhur “ për New York Times zbuloi se izraelitët, në fakt, kishin përdorur forcë ekstreme, por se embargoja në Gaza ishte ligjore.

Në anën e Izraelit ministri i Jashtëm i linjës së ashpër Avigdor Lieberman në çdo rast përpiqej të parandalonte finalizimin e një rezultati të arritur përmes negociatash. As turqit nuk ishin më të hapur duke marrë pozicione joelastike, që e bënin të vështirë apologjinë e izraelitëve. Siç e kuptoj unë, në dhjetor 2010 të dyja palët kishin ardhur afër një marrëveshjeje: Izraeli do të kërkonte falje dhe të jepte kompensime. Sidoqoftë, Jerusalemi donte që marrëveshja të citonte se kishte reaguar për vetëmbrojtje. Turqit nuk e pranuan kushtin e mësipërm dhe marrëveshja nuk u arrit. Ka shumë njerëz në të dyja anët që punuan dëshpërimisht për të parandaluar këtë kthesë të ngjarjeve dhe ata duhet të ndihen shumë të palumtur dhe të lënduar.

Pa diskutim, duket se taktikat e Turqisë ndërruan shumë përgjatë vitit pasardhës të krizës. Ankaraja mendon se është në vendin e timonierit, jo vetëm në raport me Izraelin, por edhe me pjesën tjetër të Lindjes së Mesme. Kjo është një plojë për lidership rajonal. Turqit kanë shkuar përtej kërkesës për një apologji, duke kushtëzuar një kthim te status quo-ja për heqjen e bllokadës në Gaza, diçka për të cilën ata e dinin se Izraeli nuk mund dhe as do të pranonte. Ky kushtëzim është diçka që asnjë qeveri tjetër rajonale as ka ëndërruar dhe jo më të artikulojë. Duke vepruar kështu Erdogani edhe njëherë tjetër u fut në imagjinatën e rajonit.

Kjo është një situatë fitore-fitore për të, jo vetëm jashtë, por edhe në shtëpi. Krizat me Izraelin do ta ndihmojnë atë për të ndryshuar retorikën, teksa ai fillon të kërkojë një rinovim shumë të nevojshëm të sistemit kushtetues turk-duhet ndryshuar për të filluar nga plotësimi i kërkesave kurde, diçka që do të jetë pafund e vështirë teksa reformat shkojnë kundër pothuajse 99 për qind të një historie republikane turke. Kriza izraelite siç dëshmohet nga retorika e nxehtë, është një mekanizëm që mund të aktivizohet lehtësisht në çast.

Izraeli për arsye historike, emocionale dhe realpolitike ka qenë një nga aleatët më të afërt të Washington-it, me mbështetje të madhe në të dy krahët e hendekut politik. Një krizë e thelluar madje mund të vendosë administratën kundër Kongresit. Kjo mund të jetë një nga rezultatet për të cilët turqit po vënë bast. Qeveria Netanjahu ka shumë llogari për të dhënë sa i takon mungesës së lidershipit. Por Washington-i nuk i kuptoi synimet turke dhe si rrjedhojë nuk mundi t’ia parandalonte këtë kthesë të ngjarjeve. Në cilëndo mënyrë ta shohësh këtë, është dështim i diplomacisë amerikane, e cila tani duhet të veprojë si amortizator ndërmjet dy prej aleatëve të saj të ngushtë.

KOMENTE