Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
3 mijë viktima, përfundon heshtja për masakrën që tronditi botën
English

3 mijë viktima, përfundon heshtja për masakrën që tronditi botën

E diel, 11 shtator 2011, NOA- U mbajt edhe minuta e tretë e heshtjes në Ground Zero, në kujtim të 11 shtatorit të vitit 2001 në Washington, kur avioni 77 i American Airlines në 09.37 të orës lokale goditi pjesën jugore të Pentagonit, duke provokuar 184 të vdekur. Në radhët e viktimave 125 ishin ushtarakë dhe civilë dhe 39 pasagjerë në bordin e avionit. Ndërkaq në Ground Zero u mbajt një minutë heshtje për të kujtuar rënien e kullës jugore në World Trade Center. Atë mëngjes të 11 shtatorit, ndodhi edhe shpërthimi i dytë i fluturimit 145 të United Airlines e cila ra në orën 9.59. Ndërsa kulla veriore e cila u godit e para ra rreth 20 minuta më vonë, ndërsa viktimat u numëruan mbi 2700. Sakaq një minutë heshtje u mbajt edhe në Shanksville, në Pensilvani, në vendin ku shpërtheu avioni Pan Am 93, avioni i katërt i drejtuar nga terroristët e Al Qaeda. Në vend ishin të pranishëm të afërm dhe miq të 40 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit. Ndërkaq Presidenti Barak Obama dhe e shoqja e tij Michelle do të vizitojnë në mesditë vendin ku dhe do të vendosin kurorë me lule. Minuta e parë e heshtjes u mbajt në orën 08.46, kohë në të cilën ndodhi edhe sulmi i parë me objektiv kullën veriore. a.y/NOA

KOMENTE