Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremoni për rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të shtatorit në SHBA
English

Ceremoni për rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të shtatorit në SHBA

SHBA, 11 shtator, NOA - Dhjetë vjet pas sulmeve të papara terroriste në Nju Jork dhe Uashington, këtë të dielë me shumë aktivitete do të përkujtohet 11 shtatori. Në Nju Jork prsidenti i SHBA-së Barack Obama do të përkujtojë viktimat e këtyre sulmeve. Ai vendosi fillimisht një kurorë në përmendoren e avionit 93 në Pensilvani dhe mori pjesë në një ceremoni që u zhvillua në Pentagon, afër Uashingtonit, ku ishte i pranishëm edhe ish presidenti amerikan Xhorxh Bush. Në "Ground Zero" në Nju Jork në mbrëmje, në perëndim të diellit dy rreze të gjata drite në formë kolonash do të rrezatojnë në qiell, si shenjë kujtimi për dy kullat binjake të shkatërruara të Qendrës Botërore të Tregtisë. Terroristët islamikë para dhjetë vjetësh kishin shkaktuar vdekjen e rreth 3000 njerëzve kur ata sulmuan me avionët e rrëmbyer kullat e Qendrës Botërore të tregtisë. Një avion tjetër i rrëmbyer u rrëzua në Pensilvani. NOA/DV

KOMENTE