English

Digjet një makinë në qendër të Elbasanit

Elbasan, 11 shtator, NOA – Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në qytetin Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha”, rruga “Rinia”. Makina ishte e parkuar në anë të rrugës dhe ishte në pronësi të qytetarit, E. Gj. Nga hetimet e para, mësohet se mjeti i tipit “Opel” me targa EL 8811 B, është djegur për shkak të një shkëndije elektrike në bateri. Makina është dëmtuar pjesërisht. Ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarje. a.l./NOA

KOMENTE
  • Fatmir Demiraj13:15 - 11 Shtator 2011
    kohet e fundit sikur shume jane shtuar keto "rastesira " ne shqiperi perfshi edhe ato pa "dashje" neper banka apo tritole . kam frike se mos keto "rastesira" jane nje nxehmje per nje vjeshte plote tensione po kesaj rradhe jo "pa dashje".zoti i ruajte shqipetaret nga nga ata qe deri dje qanin per enver hoxhen e sot na hiqen si demokrate te flakte. e kam ketu per vte gjithe partite komuniste qe jane krijuar keto 20 vite se pjelle e diktatures jane.