English

Nga e hëna në të mërkurë doganierët grekë në grevë, lejohen vetëm udhëtarët

E diel, 11 shtator 2011, NOA- Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se si rrjedhojë e një greve e cila do të nisë ditën e nesërme dhe do të vijojë deri të mërkurën në orën 07.00 nga ana e doganierëve grekë, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve por vetëm i udhëtarëve. Nga ana e policisë shqiptare apelohet që nga ana e qytetarëve të merren masat e nevojshme, duke theksuar se në të gjitha pikat e kalimit në drejtim të Greqisë do të bëhet vetëm përpunimi i personave. a.y/NOA

KOMENTE