Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nikolas Gejxh alarmon SHBA dhe BE për censusin në Shqipëri
English

Nikolas Gejxh alarmon SHBA dhe BE për censusin në Shqipëri

Uashington, 11 shtator, NOA – Këshilli Botëror i Epirotëve jashtë shtetit (WCEA), i cili ka për president nderi Nikolas Gejxh, përfaqësuesin e njohur të lobit grek në SHBA, ka alarmuar me anë të një deklarate të posaçme autoritetet ndërkombëtare për procesin e regjistrimit të popullatës në Shqipëri.

Përmes saj, ky organizëm i nxit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të marrin sa më parë masa për të siguruar sipas tij, “një regjistrim të saktë të popullatës në Shqipëri”.

I planifikuar të nisë gjatë muajit të ardhshëm, ky proces parashikon të llogarisë për herë të parë edhe minoritetet etnike dhe fetare në vendin tonë.

WCEA përmes kësaj deklarate, kërkon përkatësisht që procesi i censusit të realizohet pa pengesa dhe ngacmim nga autoritetet ose duke frikësuar popullatën për ndonjë manipulim të mundshëm të të dhënave që ajo do të deklarojë për përkatësinë e saj fetare dhe etnike.

“Frikësimet tashmë ka filluar. Këtë vit, parlamenti shqiptar kaloi një ligj duke deklaruar se do vendoset një gjobë deri 1 mijë dollarë mbi ata që deklarojnë një identitet etnik i cili nuk ishte i regjistruar në regjistrat e tyre familjarë. Por ky ligj shkel Kushtetutën e Shqipërisë si dhe ligjet ndërkombëtare, të cilët thonë se individët kanë të drejtë të deklarojnë çdo identitet etnik të cilit ata mendojnë se i përkasin”, citon deklarata e WCEA-së.

Duke shtuar se kjo masë u bë vetëm për të trembur anëtarët e pakicave, të cilët kanë frikë për të shpallur përkatësinë etnike që gjatë sundimit të gjatë komunist ë vendit dhe kanë frikë se do të ndëshkohen nëse ata e bëjnë këtë gjë tani.

Por “mbështetësit e ligjit besojnë se shumë shqiptarë janë në dijeni të të drejtave të tyre kushtetuese dhe do të deklarojnë identitetin e tyre etnik në regjistrimin e ri, pavarësisht nga frika që ata do të gjobiten nëse ai nuk përputhet me të dhënat e vjetra”.

”Këshilli Botëror i Epirotëve jashtë shtetit është duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit të kenë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri gjatë procesit të regjistrimit, për çështjen e deklaratave, që qytetarët e vendit të mund të deklarojë përkatësitë e tyre etnike dhe fetare pa frikën e hakmarrjes, duke përfshirë edhe pagesën e gjobave të kërkuara nga legjislacioni i ri.

Autoritetet shqiptare dhe ligjvënësit e kanë provuar vazhdimisht të minimizojnë numrin e grekëve etnikë dhe pakicave të tjera në vend në mënyrë që ata mund të mohojnë atyre të drejtat themelore të njeriut", deklaroi presidenti i ËCEA-së, Chris Dimou.

Duke shtuar se vetëm “SHBA-ja dhe BE-ja kanë prestigj në Shqipëri për t’i bindur qytetarët se ata mund të deklarojnë identitetin e tyre etnik dhe fetar, pa frikë nga ndonjë hakmarrje më pas. Dhe ne i nxisim ata që të japin atyre garancitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.

Madje WCEA u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që do të mbikqyrin regjistrimin, që të marrin çdo masë paraprake për të siguruar se shqiptarët kanë mundësi të mjaftueshme dhe të papenguar të plotësojnë apo dorëzojnë raportet e tyre të regjistrimit dhe për të siguruar se deklaratat e tyre janë plotësisht dhe me saktësi të numëruara.

"Populli shqiptar ka qenë në pritje për 80 vjet për këtë mundësi", tha presidenti i nderit i WCEA-së, Nicholas Gage.

KOMENTE
  • Jimmy 00:52 - 12 Shtator 2011
    Jimmy: Per mendimin tim ka mme shum interes Greqia se sa popullsia shqiptare per kete rregjistrim. Greqia shpreson qe me anen e regjistrimit te popullsise se komplet jugu i SHqiperise do te deklarohet me etni Greke e me fe ortodokse duke e ditur se shum SHqiptar i kane rene hasha kombesis tyre per nje pension keshtu ne kete menyre jugu i SHqiperise mund te kerkoje pavarsi nga shteti SHqiptar e metej bashkimin me Greqine ashtu siq e beri KOSOVA, por politikanet tan si te Kosoves e te SHqiprise nuk kan interes te bashkohen , kan frik se humbin karrigen e greku e serbi perfitojne nga perqarja jone , ahhh o ZOT malkuar çofshin te gjith politikanet tone e gjith GREQIA
  • Artan13:46 - 11 Shtator 2011
    per mendimin tim ky ligj mbi regjistrimin e popullsise me baze vet deklarimin e fese dhe etnise duhet hedhur poshte dhe te mos zbatohet fare !! grecia te pergjigjet per genocidin qe ka bere mbi popullsine came !
  • Anizel13:32 - 11 Shtator 2011
    ....po ti zotëri e bëre këtë regjistrim në Greqi që flet për Shqipërinë?........