Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan
English

Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Itali, 11 shtator, NOA – Një grua e re është rrahur nga burri i saj për shkak të një konflikti për ushqimet. Gruaja, një praktikante myslimane ka refuzuar që të ushqehej me mishin e derrit, por burri i saj e ka detyruar duke e rrahur atë deri në gjakosje. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Bitroit, në provincën e Barit dhe dy protagonistët janë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinjë. Mediat italiane shkruajnë se pas një debati të përhershëm në lidhje me ushqimin, burri 39-vjeç ka dhunuar gruan e tij 30-vejçare, duke i kërkuar asaj të ushqehej me mish derri. Ajo që e bënë edhe më të rëndë ngjarjen është se dhuna është ushtuar në prani të djalit dy vjeçar të çiftit. Më pas, një prej fqinjëve ka njoftuar policin e cila ka mbërritur brenda pak minutash. Burri është arrestuar për dhunë të përsëritur. Gruaja 30-vjeçare tha në polici se është dhunuar disa herë gjatë kohëve të fundit. Padi është bërë dhe ndaj prindërve të burrit 39-vjeç për mos denoncim të dhunës. Ndërsa gruaja është shtruar në spital. Sipas mjekëve, dëmet e marra në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit e detyrojnë të qëndrojë rreth 20 ditë në spital. Për aresye etike, policia italiane nuk ka publikuar emrat e personave të përfshirë në ngjarje. a.k/NOA

KOMENTE