Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baba mostër, përdhunonte vajzën prej 34 vitesh
English

Baba mostër, përdhunonte vajzën prej 34 vitesh

Gjermani, 14 Shtator NOA - Një gjerman 69-vjeçar akuzohet nga prokuroria e Nurembergut për abuzime seksuale për një periudhë 34-vjeçare, ndaj vajzës së tij, më të cilën ka dhe tre fëmijë. Lajmi është konfirmuar nga vetë prokuroria, e cila ka specifikuar se personi në fjalë është arrestuar që në muajin mars. Sipas akuzave dhuna ka nisur që kur viktima ishte në moshën 12 ose 13 vjeçare. “Babai Monstër”, një pensionist, e ka detyruar të bijën të kryente marrëdhënie seksuale me kërcënime të shumta. Nga abuzimet kanë lindur dhe tre fëmijë, të gjithë me aftësi të kufizuara, dy prej të cilëve kanë vdekur menjëherë pas lindjes. Gruaja, që aktualisht është 46 vjeçe, jeton në shtëpinë e familjes nën kontrollin e rreptë të policisë, që i ka ndaluar asaj çdolloj kontakti jashtë ambientit të shtëpisë. Prindi i viktimës, ka pranuar për këtë lidhje të shpifur në mënyrë konsensuale, akuzohet për dhunë seksuale për të paktën 497 raste. r.b/NOA

KOMENTE