English

DASH publikon raportin e ri për liritë fetare

Uashington DC, 13 Shtator 2011 - Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij të fundit për liritë fetare, duke identifikuar sfidat në rreth 200 vende.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pas publikimit të tij, tha: "Derisa shohim botën, shohim shumë vende ku qeveritë i mohojnë popullit të tyre të drejtat më themelore të njeriut - të drejtën për të besuar në bazë të fesë së tyre".

Klinton tha se kryengritjet popullore të kohëve të fundit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut i kanë vënë pakicat fetare dhe etnike para rreziqeve të reja.

Raporti identifikon Iranin, Uzbekistanin, Kinën dhe Burman në mesin e vendeve me "shqetësime të veçanta", ndërsa thotë se Afganistani, Iraku, Pakistani, Rusia dhe Taxhikistani "përballen me sfida të mëdha në sigurimin e lirisë fetare". /RFE/ RAPORTI I PLOTE PER SHQIPERINE NE ANGLISHT DEKLARATA E PLOTE E ZONJES CLINTON

KOMENTE