Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyq për babanë, me lekët e djemve dalë nga prostitucioni u bë biznesmen
English

Gjyq për babanë, me lekët e djemve dalë nga prostitucioni u bë biznesmen

Durrës, 13 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Babai i dy djemve nga Durrësi do të gjykohet për veprën penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale”. Flamur Dedja i moshës 61 vjeçare, kishte arritur të ndërtonte një biznes të tijin me lekët e dërguara nga dy djemtë e tij Adriatik dhe Klodjan Dedja, të cilët kishin shfrytëzuar si prostituta dy vajza të identifikuara si Brunilda Serjani (ndryshe Sanie Olluri) dhe Kristina Ciurau Rusu ku nga shitja e trupit të tyre i kishin dërguar të atit sasi parash të paimagjinueshme. Ndërkaq për të justifikuar pasurinë e vënë babai i tyre, u mundua të fshehë financimet e investimet e bëra, duke mbuluar e origjinën e parave të investuara ne objektin dhe biznezin, Vila Park, duke hartuar në emër të tij, deklarata noteriale fiktive për ti paraqitur paratë e shpenzuara për investimet e bëra si të marra hua nga shtetas të ndryshëm. Kjo pasi këto vlera kapin shifrën 150.000 euro dhe 6.500.000 lekë. Me këto lekë i pandehuri Flamur Dedja, nëpërmjet , grumbullimit, përdorimit dhe investimit të parave të përfituara nga veprat penale në ndërtimin e objektit dy katësh, ku ka ngritur veprimtarinë ekonomiko financiare Bar-Restorant, Vila-Park. Sakaq burime zyrtare nga Prokuroria bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se veprat penale nga të cilat janë përfituar të ardhurat janë kryer nga shtetasit Adriatik dhe Klodjan Dedja nga viti 1996 deri në vitin 2000, ndërsa grumbullimi i këtyre dhe më pas fillimi i investimit në blerjen e tokës dhe ndërtimin e objektit është bërë pas vitit 2002. Vepra penale, është kryer me dashje direkte me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale duke integruar ato si të ligjshme në ekonominë shqiptare dhe më pas përfitimin ekonomik nga veprimtaria ekonomike e ngritur. Mësohet se djemtë e të pandehurit Adriatik dhe Klodjan Dedja, banues ne Xhafzotaj të Durrës, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për shkak se me vendim të Gjykatës së Catanzaros, gjatë vitit 2005 janë dënuar për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit dhe të të miturve, në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese”, sipas Kodit Penal Italian. Këta shtetas pasi janë kthyer nga Italia, me paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm, kanë investuar në ndërtimin e një lokali biznesi me emrin “Vila Park”, në Xhafzotaj, në rrugën nacionale Durrës-Shijak. Ndaj dy djemve Adriatik Dedja, dhe Klodjan Dedja është kërkuar arresti me burg për veprat penale të pjesëmarrjes në organizata kriminale, favorizim emigrimi klandestin, si dhe të shfrytëzimit te prostitucionit Sakaq me vendimin e dhënë gjatë gjyqit tjetër të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Catanzaros gjatë vitit 2010 është vendosur lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë por duke i dënuar vëllezërit Adriatik Dedja dhe Klodjan Dedja me nga 5 vjet e 10 muaj heqje lirie. Ndërkaq ndaj subjektit të ndërtuar nga babai i tyre rezulton se ky subjekt ka detyrime tatimore te papaguara për vitin 2009, ndërsa gjatë vitit 2003 ndaj babait të tyre është regjistruar edhe një aktivitet tjetër të emër të babait i llojit punime duralumini. Nga verifikimet e bëra rezulton se Flamur, Adriatik dhe Klodjan Dedja, kanë në pronësi tre automjete dhe një motomjet. Vlen të theksohet se nga ana e tyre shtetasit Adriatik dhe Klodjan Dedja, kanë deklaruar për legalizim objekte ndërtimi të cilat i kanë ndërtuar deri në vitin 1997. Konkretisht Klodjan Dedja ka deklaruar për legalizim një objekt repart-Pune, magazinë, 1 kat, me sipërfaqe ndërtimi 150 m2 dhe sipërfaqe të zënë 10609 m2, e ndërtuar sipas tij në 1997, si dhe një objekt banimi 2 katësh, me sipërfaqe 150 m2 dhe sipërfaqe të zënë 11132 m2, e ndërtuar sipas tij ne vitin 1997. S Ndërsa Adriatik Dedja ka deklaruar për legalizim një objekt repart pune 1 kat, me sipërfaqe 160 m2 dhe sipërfaqe të zënë 1000m2, e ndërtuar sipas tij në vitin 1997, si dhe një objekt banimi 2 katësh, me sipërfaqe ndërtimi 150 m2 dhe sipërfaqe të zënë 1069 m2, e ndërtuar sipas tij ne vitin 1996. 61 vjeçari i pandehur, deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë aktivitet ekonomiko-financiar për të justifikuar investimin në këtë objekt, edhe duke marrë në konsideratë pretendimin se ka punuar se bashku me djemtë e tij duke qenë të paregjistruar si në Itali ashtu edhe në Shqipëri, sipas Prokurorisë kjo vlerë nuk justifikohet duke marre parasysh edhe faktin se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar edhe në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe mobilimin e dy banesave dy katëshe të një standardi të lartë, dy reparteve dhe magazinave pune, etj. Lidhur me fshehjen e këtyre pasurive dhe me deklarimin e 61 vjeçarit Flamur Dedja vetëm të 200 mijë eurove të marra borxh, Prokurori Edmond Koloshi, kërkoi nisjen e gjykimit ndaj tij. a.y/NOA

KOMENTE