Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyqtari i Durrësit çon mbas hekurave avokatin për kërcënim
English

Gjyqtari i Durrësit çon mbas hekurave avokatin për kërcënim

Durrës, 13 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një avokat nga qyteti i Durrësit ka përfunduar i prangosur pas denoncimit të bërë nga një gjyqtar i Gykatës së këtij rrethi. Burime zyrtare nga policia e Durrësit i thanë NOA, se në orët e para të ditës së sotme u arrestua në flagrancë Vangjel Muzina, 64 vjeç, banues ne Durrës, me profesion avokat. Po sipas të njëjtave burime thuhet se shkak për këtë është bërë fakti se dy ditë më parë në Komisariatin e Durrësit, ka bërë kallëzim penal shtetasi F.H., 57 vjeç, po nga Durrës, i cili ushtron detyrën e Gjyqtarit prane Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas padisë së gjyqtarit thuhet se, ai është shqetësuar dhe kërcënuar për jetën nëpërmjet një thirrje telefonike nga një numër telefonik dhe person i panjohur. Sakaq në vijim të punës për hetimin e këtij rasti, rezultoi se numri telefonik nga ishte marrë thirrja i përkiste shtetasit Vangjel Muzina, të cilit iu sekuestrua në cilqsinë e provës materiale telefoni i markës Nokia së bashku me numrin telefonik nga i cili ishte kryer thirrja. Lidhur me këtë ngjarje nga ana e Prokurorisë së Durrësit nisi hetimin për veprën penale të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe fyerjes së gjyqtarit. Ndërkaq sipas bluve të Durrsit thuhet se vijon ende puna për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje. a.y/NOA

KOMENTE