Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Padi ndaj të gjitha kompanive ndotëse në Kosovë
English

Padi ndaj të gjitha kompanive ndotëse në Kosovë

Nga Selatin Kaçaniku Dyshimet dhe paditë mund dhe duhet të ngrihen njësoj si për punët e bëra keq po ashtu edhe për ato që nuk janë bërë, për t’i penguar veprimet e këqija, të liga, dëmtuese, abuzuese, krimogjene… Është e vërtetë dhe nuk mund të kontestohet se “ FERONIKELI” me vite të tëra ka ndotur mjedisin. Ka helmuar e dëmtuar shëndetin e popullatës / të konsumuesit të të mirave e të dhuntive mjedisore; Ka lozur lojëra të pandershme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në depo impiantet e filtrimit dhe duke mos i montuar / duke mos i aktivizuar ato ( anise Ligji…e obligonte, anise kontrata e obligonte, anise kodi etik, moral e i mirësjelljes afariste e humane e obligonin njësoj ); I ka shkaktuar dëme enorme popullatës dhe Komunës Drenas, por edhe Shtetit të Kosovës me ndotjen e mjedisit duke i shkaktuar dëme të pariparueshme ( dëmet më të mëdha i shkaktoi me dëmtimin e shëndetit te popullata / të konsumuesit e të mirave e dhuntive mjedisore ), dëme këto që nuk i janë kompensuar as pacientëve, as komunës, as Shtetit të Kosovës – Buxhetin e të cilit e gjenerojnë po këta konsumues – taksapagues ?! Është e vërtetë se i gjithë ky “skenar” është zhvilluar i pa penguar nga askush, as nga institucionet e Komunës, as nga institucionet e Shtetit, as…nga askush ?! Kamë përshtypjen se përveç shoqërisë civile dhe mediumeve të informimit shteti ynë nuk pati krah tjetër për të marrë në mbrojtje popullatën e Drenasit, përderisa kjo popullatë nuk u detyrua të vendosë vet, të protestojë - t’i bllokojë portat e “ FERONIKELI “ Është mire që MAPH, më në fund, mori vendim për të ngritur padi ndaj “FERONIKELI-t” , por nuk është mirë që kësaj padie nuk iu bashkangjitën edhe obliguesit tjerë ?! Cili është “interesi” nëse kosto e dëmeve dhe e pësimeve është më e lartë se përfitimet, se çmimi i privatizimit, se…?! Pse nuk është detyruar me kohë dhe menjëherë “ FERONIKELI “ të zbatojë Ligjin…dhe obligimet kontraktuale përgjegjëse janë institucionet e obliguara me Kushtetutë e me ligje për ta aplikuar drejtësinë... Janë përgjegjëse edhe institucionet dhe organet e drejtësisë, ato të mbikëqyrjes si dhe inspeksionet që nuk kanë ndërmarrë asgjë ( ose pak gjë ) as pas reagimit të parë të shoqërisë civile, të mediumeve të informimit e të popullatës…as pas reagimeve tjera të shumta. Fitohej përshtypja se ky “ krematorium”, se ky ” teknocid”, se ky diskriminim i rëndë, po ndodhte e po ndodhë në ndonjë planet tjetër ?! Pra, nuk duhet ngritur padi vetëm kundër “FERONIKELI-t” por edhe kundër të gjitha institucioneve – për mosreagimin me kohë ( përkundër obligimit, ligjor, zyrtar, etik e moral ) dhe për mosmarrjen me kohë të masave të duhura, të masave të parapara me ligj ? Kosovën e ndotin edhe disa ndotës tjerë, mes tyre ka edhe të tillë që marrin çmime për Filantropinë e Korporatave - e nuk reagon askush ?! Ndokush prej nesh nuk e kupton ç është ndotja, cilat janë rreziqet e dëmet dhe ç’është bamirësia, por as cila është ajo që këto dy nuk i bën dot bashkë ?! Nuk kanë faj pse nuk dine – por pse nuk na tregojnë se nuk dine e na mbajnë peng ?! Duhet ngritur padi ndaj të gjithë “Feronikelave” të Kosovës sepse asnjë nga to nuk ka të drejtë të na ndotë mjedisin dhe të na atakojë shëndetin e jetën, e…na u kanë bërë shumë “Feronikela” në vetëm 11.000 km2 ?! Duhet ngritur padi ndaj të gjithëve …edhe për arsye se ndokush tjetër që nuk di do t’i ndajë edhe ndonjë çmim të filantropisë “Për ndotje të mjedisit”?! Duhet ngritur padi ndaj të gjithë “Feronikelave” të Kosovës dhe të kërkohet kompensim ligjor, kompensim të drejtë e kompensim human për të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë gjithë kohës së shkaktimit të dëmeve dhe ndaj të gjithë të dëmtuarve, si dhe kompensimin e të gjitha shpenzimeve të provokuara / të nxitura me mosrrespektimin e ligjit ! As tani shoqëria civile e mediumet e informimit nuk duhet të heshtin, duhet t’i përgatisin dëshmitë për gjykim, për veprim retroaktiv dhe për zgjerimin e lëndës ?! Kosova dhe mjedisi i saj, popullata e saj, konsumuesit e mjedisit / të dhuntive mjedisore kanë nevojë për përkrahjen, për kujdesin dhe për (vet)mbrojtjen tone.

Dërguar për botim nga autori, përfaqësues i organizatës “Konsumatori” në Prishtinë.

KOMENTE