Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi e tmerrshme
English

Arvizu: Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi e tmerrshme

Ersekë, 14 shtator 2011, NOA/Irma Toptani – Vetëm pak ditë pas atentatit mafioz në qendër të Vlorës, që i mori jetën gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e cilësoi vrasjen e tejet të tmerrshme. Duke folur pas ceremonisë së inaugurimit të një kopshti në qytetin e Ersekës, ambasadori Arvizu tha se kjo ngjarje është tronditëse dhe tejet e dhimbshme pasi gjyqtari ishte baba dhe la pas dy fëmijë të mitur dhe bashkëshorten e tij. Në këtë suazë ambasadori i SHBA-ve inkurajoi policinë dhe drejtësinë shqiptare të zbardhin sa më parë këtë vrasje të tmerrshme. Gjyqtari i çështjeve civile në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar u vra të premten e kaluar në mes të ditës nëpërmjet një atentati të telekomanduar me shpërthimin e makinës së bashkëshortes, me të cilën po shkonte në punë. Deri më tani grupi i ekspertëve ka ngritur pistën e vrasjes për shkak të detyrës si dhe po heton një konflikt pronash, për një pronë të fituar nga Konomi në fshatin HamallajDurrës. Ndërkohë prokuroria ka paditur edhe efektivët e policisë së Vlorës me akuzën se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur gjyqtarit në momentin e shpërthimit të tmerrshëm të makinës së tij në mes të qytetit e në sytë e të gjithëve, duke e marrë atë në pjesën e pasme të fugonit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve të mitur u ekzekutua pas vendosjes së një sasie prej afro 500 g eksploziv në makinën e bashkëshortes së tij, pasi makinës së vet, tip benz i kishin shpuar gomat. Vrasja e gjyqtarit është cilësuar nga autoritetet si një nga goditjet më të rënda të krimit ndaj drejtësisë. mit/NOA

KOMENTE