English

E-bay, nga një sit ankandesh kthehet në qendër komerciale

Itali, 14 Shtator NOA - Siti i ankandeve online eBay në Itali ka mbushur dhjet vite. Për të festuar këtë përvjetor, ky sit është transformuar në një qendër komerciale online ku firmat e mëdha do të nxjerrin produktet me çmime fikse dhe jo me ato të lëvizshme siç ndodh në ankand. Nga data 6 tetor, për një periudhë të përcaktuar, do të jenë të disponueshme në një seksion të ri, produkte të reja të firmave të mëdha më çmime shumë të ulët, rreth 15% deri në 40%, më lirë dhe do të jenë në sasi të limituara. Produktet do të jenë kryesisht në sektorin e Hi-Tech dhe të veshjeve së bashku me aksesorët. r.b/NOA

KOMENTE