Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ka vend për optimizëm
English

Ka vend për optimizëm

Rritja e barazisë gjinore luan një rol thelbësor në arritjen e sigurisë, prosperitetit dhe të standardeve plotësisht demokratike në Shqipëri, dhe për rrjedhojë edhe në atë të sigurisë dhe stabilitetit në zonën e OSBE-së Nga Eugen Wollfarth Zgjedhjet e fundit vendore treguan se vazhdon të ketë pengesa ndaj rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, sepse vetëm 12.5% e këshilltarëve të zgjedhur janë gra.

Megjithatë, ka vend për optimizëm, veçanërisht në lidhje me ndikimin e Projektit.

Së pari, 60 nga 785 gratë që kandiduan në zgjedhje patën mbështetjen e projektit tonë.

Së dyti, duket se përqindja e këshilltarëve të zgjedhur në ato zona rurale ku ka qenë i përqendruar Projekti është rritur mbi mesataren.

Kuota prej 30 për qind e kandidateve femra për anëtarë të këshillave bashkiakë mund të na shtyjë të mendojmë se fushata për respektimin e kriterit “1 në 3 emra” të parashikuar në Kodin Zgjedhor, pati sukses.

Kjo natyrisht bën të lindë pyetja se përse u zgjodhën vetëm 12.4 % e grave kandidate.

Një arsye është se rregulli “1 në 3 emra” i parashikuar në Kodin Zgjedhor duket se nuk është respektuar gjithmonë.

Një tjetër arsye është fakti që partitë nuk siguruan forume të tilla si për shembull, zgjedhje të brendshme paraprake, ku gratë mund të bënin fushatë të brendshme për veten.

Duket se pengesat për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë mbeten ende të lidhura me:

- faktin që shumë parti politike nuk e respektojnë kuotën gjinore. - faktin që strukturat e administrimit zgjedhor nuk e kanë rregulluar kuotën gjinore në mënyrë strikte. - mungesën e proceseve demokratike brenda partive politike dhe mungesën e kontrollit vendor të listave të kandidatëve.

Edhe pse rezultatet paraprake për këshillat bashkiakë dhe komunalë treguan një rritje të lehtë të numrit të grave, rezultatet për Kryetarët e Bashkive dhe Komunave ishin më pak të favorshme në krahasim me vitin 2007.

Vetëm pesë gra u zgjodhën, pra, kemi më pak gra të zgjedhura sesa në vitin 2007.

Por nga ana tjetër, një zhvillim pozitiv është fakti që një e treta e grave që kandiduan për Kryetare Bashkie/Komune arriti të zgjidhej.

Një fakt i tillë mund të interpretohet në mënyrë të tillë që nëse gratë janë kandidate, kanë shanse të mira për t'u zgjedhur Kryetare Bashkie/Komune. Ngërçi mbetet te faza e përfshirjes në listën e kandidatëve.

I njëjti arsyetim vlen edhe për listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave.

Për ta mbyllur me një ton pozitiv, mendoj se është koha të shohim drejt së ardhmes.

Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kapërcimit të hendekut ekzistues mes përfaqësimit të grave në këshillat bashkiakë dhe në nivel Kryetarësh Bashkie/Komune.

Duhet trajtuar po ashtu edhe çështja e mungesës së mekanizmave demokratikë në përzgjedhjen e kandidatëve.

Për sa i përket rritjes së pjesëmarrjes të grave në jetën publike dhe politike, një sfidë e vazhdueshme mbetet ndryshimi i qëndrimit të partive politike dhe strukturave të tyre drejtuese të mbizotëruara nga meshkujt, si dhe ngritja e kapaciteteve të përfituesve.

Rritja e bashkëpunimit mes grave dhe burrave nga ana e partive politike dhe e shoqërisë civile, si në nivel qendror edhe vendor, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e projektit, mbetet prioritet për Prezencën.

Për të arritur përfaqësim domethënës gjinor në të gjithë organet legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive nevojitet një zbatim më i mirë dhe mundësisht ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit përkatës, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Le të shohim sa serioze do të tregohen partitë politike në hapat që do të ndërmarrin për përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, me qëllim që 50% e popullsisë të thonë më në fund realisht fjalën e tyre për mënyrën sesi duhet qeverisur vendi.

Më lejoni që ta mbyll fjalën duke thënë se mundësitë që gratë të përfaqësohen në politikë dhe të kenë ndikim në çështjet politike janë me rëndësi të veçantë për demokracinë. * Fjala e kryetarit të Prezencës në ceremoninë e mbylljes së shkollës verore të grave të zgjedhura si kandidate këshillash bashkiakë dhe komunalë, në kuadër të projektit për gratë në qeverisje, 14 shtator 2011

KOMENTE