English

Kërcënoi trupin gjykues gjatë seancës, ndalohet 39 vjeçari

Elbasan, 14 shtator 2011, NOA - Një 39 vjeçar është ndaluar nga policia në sallën e gjyqit. Burimet zyrtare në policisë së Elbasanit bënë të ditur se, dje është bërë ekzekutimi i urdhër ndalimit në ngarkim të shtetasit Skënder Gjokaj, vjeç 39, bnaues ne lagjen ‘Haxhias” Elbasan. Ky shtetas gjatë një seance gjyqësore që zhvillohej në ngarkim të vëllait të tij, në ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ky shtetas ka kanosur dhe fyer trupin gjykues si dhe kundërshtuar punonjësit e policise. Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Kanosja e gjyqtari, fyerja e gjyqtarit, kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit”. a.q/NOA

KOMENTE