Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri në Shalës të Elbasanit, policia identifikon autorët
English

Zjarri në Shalës të Elbasanit, policia identifikon autorët

Elbasan, 14 shtator 2011, NOA- Zjarri i rënë ditën e sotme në fshatin Shalës të Elbasanit, tashmë i ka autorët e tij. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se lidhur me këtë ngjarje janë identifikuar disa persona të dyshuar si autor të vënies së zjarrit, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur për arsye hetimi. Ndërkaq më herët gjatë ditës së sotme pas marrjes së informacionit për zjarrvënien, në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, forcat zjarrfikëse dhe pas punës intensive të tyre u bë i mundur lokalizimi i zjarrit i cili kishte marrë një përhapje masive, ku si rrjedhojë e situatës së rëndë u kërkua ndihmë nga zjarrfikëset e Librazhdit, Peqinit dhe Gramshit. Mësohet se nga rënia e zjarrit janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me pyje, ullinj, vreshta si dhe rrezikohen edhe banesa, ndërsa në zonat më të rrezikuara u bë edhe evakuimi i banorëve. a.y/NOA

KOMENTE