Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorja gjermane: Duhet kaluar në veprim, punë për reformat
English

Ambasadorja gjermane: Duhet kaluar në veprim, punë për reformat

E premte, 16 shtator 2011, NOA- Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë , Carola Muller-Holtkemper ka përshëndetur hapat e bashkëpunimit pozitë- opozitë. Në fjalën e saj ajo ka kërkuar që të fillohet puna për realizimin e rekomandimeve të OSBE- ODHIR. Në një intervistë për Deutche Welle ajo ështët shprehur se të dyja palët kanë deklaruar për opinionin publik, apo për delegacione të ndryshme se kanë dëshirën për të bashkëpunuar me njeri, duke shtuar se hapat e parë në lidhje me këtë kontekst kanë ndodhur tashmë. Ajo ka inkurajuar më tej të dyja palët që të ecin kundrejt njeri tjetrit për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në rradhë të parë në parlament, si dhe në kuadër të punës me komisionet parlamentare atje. Sipas saj tashmë që opozita është kthyer në parlament tashmë dhe asaj i nevojitet hapësira e nevojshme e lëvizjes për të përmbushur misionin e saj si një opozitë e një sistemi demokratik, duke shtuar se kjo hapësirë i duhet krijuar. Lidhur me rastin e mos shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama në 20 vjetorin e fondacionit “Friedrich Ebert, ajo tha se krahas të gjithave ëshët për tu përshëndetur fakti se pas një periudhe të gjatë kohe u shfaqën publikisht së bashku. Më tej ajo shton se, “Tani është në dorë të shqiptarëve që pas fjalëve të vijnë veprime konkrete dhe të vijohet me procesin e reformave dhe kjo ka rëndësi thelbësore për ecurinë e vendit. Më pas ajo që ka rëndësi është zbatimi i këtyre ligjeve që miratohen”. a.y/NOA

Në foto:Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë , Carola Muller-Holtkemper

KOMENTE