English

Erdogan apel besnikëve të Geddafit: Bashkohuni me vëllezërit tuaj

E premte, 16 shtator 2011, NOA- “Jam i lumtur që kam qenë dëshmitar në fitoren e Demokracisë në Libi”, ishin këto fjalët e Kryeministrit të Turqisë Recep Taip Erdogan. Në një fjalim të mbajtur në sheshin e Tripolit ai u shpreh se, “I drejtohem Sirtes dhe Bani Walid, përqafohuni me vëllezërit tuaj dhe bashkohuni me libianët e tjerë”. Fjalët e Kryeministrit turk u mbajtën duke iu drejtuar dy bastioneve të Geddafit të cilët nuk janë marrë ende në kontroll nga forcat autoritare të Libisë. a.y/NOA

Në foto: Recep Taip Erdogan

KOMENTE