Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011 > Lajmet e datës 17 Shtator 2011
 

6 gabimet fatale të femrave në shtrat

Kur jeta seksuale bëhet e mërzitshme, femrat e kanë më të lehtë të nxjerrin një listë me dobësitë e partnerit të tyre, por harrojnë se kanë edhe ato gabimet e tyre në shtrat. Ja se çfarë mund të kemi parasysh gjatë aktit seksual në mënyrë që të marrim kënaqësinë që dëshirojmë.

Gabimi 1: Femrave u mungon iniciativa

Meshkujt ndihen të privilegjuar në seks dhe kjo prish ekuilibrat erotikë në një marrëdhënie. Ndonëse janë gjithmonë në pozicion sulmi ata parapëlqejnë që të flirtohen nga femrat. Nëse ju pëlqen dikush është mirë të hiqni dorë nga indiferentizmi dhe të diktoni mënyrën tuaj të të bërit seks.

Gabimi 2: Çlirohuni nga idetë fikse për pamjen tuaj

Kur jeni në shtrat me partnerin tuaj është mirë të mos mendoni për defektet në trup, makiazhin apo për kilet që keni shtuar kohët e fundit. Ajo që vënë re meshkujt është sa e nxehtë dhe sa energjike jeni në shtrat dhe për këtë duhet ta çlironi veten nga idetë fikse dhe të mos e vështirësoni orgazmën tuaj. Siç thotë dhe Darvini, pjelloria është ajo që i bën meshkujt të afeksionohen erotikisht pas një femre.

Gabimi 3: Meshkujt e kanë mendjen vetëm tek seksi

Mos mendoni kurrë se një burrë nuk është romantik dhe e ka mendjen vetëm tek seksi. Është njësoj si të thuash se femrat nuk janë qenie seksuale, prandaj dhe kijeni parasysh se për një mashkull seksi është një çështje shumë e rëndësishme. Një studim i kohëve të fundit tregon se 52 përqind e meshkujve e konsiderojnë natën e parë të seksit, si shpresë për një lidhje jetëgjatë.

Gabimi 4: Meshkujt janë gjithmonë gati për seks

Të jesh gjithmonë gati për seks, kjo vlen vetëm për adoleshentët. Nëse mashkulli juaj ju refuzon për të bërë seks, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron më. Femrat e përjetojnë në mënyrë dramatike nëse partneri u thotë “jo” në shtrat, duke thurur në kokë mendime nga më të ndryshmet. Nuk është e vërtetë, jo domosdoshmërisht ai mendon për një tjetër, thjesht nuk ka dëshirë për të bërë seks në atë moment.

Gabimi 5. Thuajeni atë që dëshiron t’ju bëjë

Mos nguroni asnjëherë t’i thoni një mashkulli çfarë pëlqeni që ai t’ju bëjë në shtrat. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të keni një akt seksual joshës dhe argëtues. Asnjë mashkull nuk mund të çojë në orgazëm një femër nëse vetë ajo nuk e dëshiron vërtet. Të rejat më të fundit janë tejet pozitive, meshkujt janë të prirur të kënaqin femrat në shtrat.

Gabimi 6. Mos pranoni çdo kapriço të tij

Çdo grua ka të drejtë t’i thotë “jo” mashkullit të saj nëse nuk i pëlqen diçka në kapriçot seksuale të tij. Nuk duhet ta merrni personalisht si fyerje apo nënvleftësim, të gjithë meshkujt kërkojnë të provojnë diçka të re në jetën e tyre seksuale. E rëndësishme është që t’ia thoni pa nerva dhe mos të reagoni ashpër. Të jeni të sigurta që ai do t’ju kuptojë... mit/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Dixhej Toni Fier Fier 08:55 - 30 Tetor 2012
    Femrat sa do qe te bejn sekes asnje her nuk kan te ngopur pavaresisht qe ato mundohen qe te na i bejn qejfin me ato lajkat e tyre ?
  • Miri Zotaj 18:27 - 27 Tetor 2012
    dhe femrat dhe meshkujt se kan te gupur ne sekes prandaj eshte seksi vetem per kenajqesi :)
  • OPA 16:22 - 27 Tetor 2012
    ESHTE NJE FJAL E URTE POPULLORE.PO NGOPET PUSI ME GJILPERA.
  • Asim Lala 13:43 - 12 Tetor 2012
    Femrat nuk ngopen kurre pavaresishte bejn sikure nuk duane
  • Rozafa Ndoja 14:05 - 04 Dhjetor 2011
    e bukur ,dhe domethenese xnji femer ,,te marim shembull,,por s'jemi gjith njesoj,mendimi im,,,,
  • Avni Byqmeti 07:38 - 27 Nëntor 2011
    nuk jan dajm gati edhe femrat per seks se i kan do dopsit e vet
  • lule 00:17 - 27 Nëntor 2011
    mendoj se nuk i kan te gjitha femrat gabimet e njejta...
  • Islam Mahmuti 16:59 - 26 Nëntor 2011
    kto gabimet fatale te femrave qenkan hata fare.:D:P
  • Besi Mitrovica 11:20 - 18 Nëntor 2011
    kjo ju bon me dit per te dashurin apo te dashuren