English

Aksident në Pogradec, një i vdekur

Pogradec, 17 shtator, NOA – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka vdekur një person. Viktima është Përparim Osmanllari 38-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Gorishtë. Mësohet se Oslamllari udhëtonte një karrocë me kalë dhe është paplasur në kryqëzimin e rrugës, me një makinë tip “Mercedez Benz”, që drejtohej nga Spiro Nasto. Përplasja ka qenë fatale për 38-vjeçarin. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i makinës. a.k/NOA

KOMENTE