English

Arrestohet me drogë 20 vjeçari nga Shkodra

Shkodër, 17 shtator 2011, NOA- Një i ri nga qyteti i Shkodrës ka përfunduar në prangat e policisë i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 20 vjeçari Mirjan Ndoj nga fshati Mjedë u prangos nga blutë e qytetit verior, për shkak se dje në një pikë kontrolli, të ngritur nga forcat e policisë, në këtë fshat të riut i është kërkuar të ndalojë automjetin e tij tip Fiat Uno, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, menjëherë në ndjekje të tij, në vendin e quajtur Baxha e Vjetër e Mjedës, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij. Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në automjet në pronësi të Ndojit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 72 gram lëndë narkotike kannabis sattiva. Po për të njëjtën ngjarje nisi procedimi penal, në gjendje të lirë edhe për M. Ndokaj, 23 vjeç, banues në Vaun e Dejes, për veprën penale “Mos bindje ndaj forcave të policisë”, i cili udhëtonte si pasagjer, në automjetin e lartpërmendur. a.y/NOA

KOMENTE