Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aspak e frikësuar, macja sulmon ariun e uritur
English

Aspak e frikësuar, macja sulmon ariun e uritur

Gjermani, 17 Shtator NOA - Për të mbrojtur shtëpinë e “saj” është e gatshme të bëjë gjithçka, madje dhe të sfidojë një ari tejet të uritur. Heroi kurajoz është një mace e gri me putra të bardha, që ka befasuar kafshën e fuqishme, duke e ndaluar atë të futej në brendësi të ambienteve të shtëpisë. Felini ka trembur ariun gjigand, që e ka detyruar të largohej. Megjithatë sfida nuk ka përfunduar me kaq pasi kafshët kanë qenë përballë njëra tjetrës dhe në oborrin e shtëpisë dhe si dy boksierë të vërtetë nisin të studiojnë palët respektive. Ariu është trembur nga macja, ku kjo e fundit dhe pse e vetëdijshme nga përmasat e saj fizike nuk hoqi dorë nga kjo ndeshje. Me afërsi ariu është afruar për të marrë një qese të bardhë dhe në një moment macja e ka sulmuar duke e gërvishtur me putrat e saj. Një skenë që rrallë herë mund të shihet dhe tepër e çuditshme nga mënyra se si ka shkuar ngjarja. r.b/NOA

KOMENTE
  • xxxx00:58 - 17 Shtator 2011
    hajde hajde