Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flamuj dhe thirrje antishqiptare, rrihen provokuesit maqedonas
English

Flamuj dhe thirrje antishqiptare, rrihen provokuesit maqedonas

Kumanovë, (Maqedoni), 17 shtator, NOA - Një grup të rinjsh shqiptarë janë përleshur dhe kanë rrahur një grup të rinjsh maqedonas të cilët i kanë provokuar. Incidenti ka ndodhur në Kumanovë. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, një grup të rinj maqedonas me motoçikleta dhe flamuj maqedonas kishin parakaluar pranë shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë, duke provokuar dhe ofenduar nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle, të cilët kishin dalë në pushimin mes orëve. Ngacmimi i të rinjve maqedonas që dyshohet se janë huliganë ishte pjesë e atmosferës festive të ndeshjes së basketbollit MaqedoniSpanjë në kuadër të evropianit 2011, kur po festohej dje, para humbjes së kësaj ndeshje. Ashtu që papritmas ka ndodhur edhe incidenti i cili ka përfunduar me grushte dhe shqelma për provokuesit, ndërsa për të qetësuar situatën kanë vepruar njësiti policor “Alfa” pranë SPB në Kumanovë. NOA/INA

KOMENTE